Sanchez, i lumtur për rikthimin tek Interi

Futboll

Sanchez, i lumtur për rikthimin tek Interi

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 13:45
Sanchez

Alexis Sanchez foli për kanalet zyrtare të Interit, pas rikthimit te zikaltrit. Këto janë fjalët e tij: “Të gjithë e dinë se Interi është një ekip i madh, finalist i Champions League. Unë gjithmonë dua të fitoj dhe të jem në ekipe të forta, tani dua të fitoj përsëri këtu”.

Si e gjen sërish Interin?
Më të pjekur, në nivel personal dhe ekipor.

Të gjithë e dini se çfarë mund të jap në fushë, por cilido lojtar duhet të përmirësohet gjithmonë. Tani dua të jem i lumtur me shokët e skuadrës, të gjithë do të duhet të rreshtohemi në të njëjtën anë.

Çfarë prisni nga Interi në sezonin e ri, që sapo ka nisur?

Një skuadër  që dëshiron të fitojë, edhe nëse është e vështirë në futboll.

Megjithatë, duhet ta kemi gjithmonë këtë mentalitet. Shpresoj që me shokët e mi të arrijmë një tjetër finale Champions League dhe të fitojmë titullin.

Si ju duket sulmi i ri i Interit?
Është një përzierje cilësish. Unë e njoh mirë Lautaron, të tjerët janë lojtarë të ndryshëm. Ne të gjithë duhet të jemi bashkë për të bërë mirë për ekipin. Ende nuk i kam takuar të rinjtë, por jam i lumtur që jam kthyer këtu tek Interi.

Cilat janë qëllimet personale dhe ekipore?
Unë gjithmonë dua të bëj më shumë. Pra, më shumë gola, më shumë fitore. Mentaliteti do të jetë gjithmonë i njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat