West Ham mposht Brighton Albion, ngjitët në krye të tabelës në Premier Leag

Futboll

West Ham mposht Brighton Albion, ngjitët në krye të tabelës në Premier Leag

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 20:35
Pamje nga ndeshja

West Ham ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në Premier League.

West Ham mundi në udhëtim Brighton Albion, me rezultat 1-3, dhe tashmë ngjitet në krye të tabelës.

Skuadra mike bërë paraqitje mjaft të mirë në duel me Brightonin, duke dominuar në terren dhe duke shënuar tre gola.

Prowse (19’), Browen (58’) dhe Antonio (63’), shënuan nga një gol për fitoren e West Hamit, derisa golin e nderit për Brightonin e realizoi Gross (81’).

West Ham pas kësaj fitore, merr kreun e tabelës me shtatë pikë aq sa kanë edhe Tottenham e Arsenal, derisa Brighton Albion ka një pikë më pak në vendin e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat