Zyrtarizohet te Chelsea

Futboll

Zyrtarizohet te Chelsea

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 12:18
Gjorgje Petroviq

Chelsea ka zyrtarizuar blerjen e portierit Gjorgje Petroviq nga New England Revolution për 12.5 milionë stërlina plus 1.5 milionë në formë bonusesh.

23-vjeçari do të konkurrojë me Robert Sanchez për vendin e titullarit mes shtyllave.

Kepa Arrizabalaga u largua nga “Stemford Bridge” për t’iu bashkuar Realit të Madridit në formë huazimi, ndërsa Edouard Mendy nënshkroi për Al-Ahlin, kështu që për blutë e Londrës ishte domosdoshmëri blerja e një portieri.

“Është një hap i madh dhe ka qenë gjithmonë ëndrra ime të nënshkruaj për një nga klubet më të mëdha në botë.

Sot e kam arritur këtë qëllim dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi Petroviq, i cili ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare me një opsion një vit tjetër.

Petroviç ka luajtur 43 ndeshje në MLS për New England, ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Giacomo Vrioni, dhe ka dy paraqitje për Serbinë.

Chelsea ka shpenzuar rreth 323 milionë stërlina për tetë lojtarë në këtë dritare transferimi, më shumë se çdo skuadër tjetër në Europë, dhe ka thyer rekordin për shpenzimet më të larta të verës, duke eklipsuar 292 milionë stërlinat e harxhuara nga Reali i Madridit në verën e vitit 2019.

Që kur president i Chelsea-t u bën Todd Boehly, janë shpenzuar në total për blerje 850 milionë stërlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat