Al Ittihad ofron 162 milionë dollarë për lojtarin

Futboll

Al Ittihad ofron 162 milionë dollarë për lojtarin

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:56
Mohamed Salah

Drejtuesit e Al Ittihad nuk po heqin dorë nga Mohamed Salah. CBS Sport raporton se ata janë të gatshëm t`i ofrojnë Liverpool-it 150 milionë euro (162 milionë dollarë) për shërbimet e yllit të Egjiptit.

Drejtuesit dhe menaxheri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, kanë mohuar vazhdimisht se planifikojnë të shesin sulmuesin egjiptian.

“Mo Salah është një lojtar i Liverpool-it dhe është thelbësor për gjithçka që bëjmë”, tha trajneri Jurgen Klopp të premten, duke vijuar: "Nëse do të kishte ndonjë ofertë, përgjigja do të ishte jo. Filozofia ime e jetës është se mendoj për një problem kur ai më paraqitet, kurse tani për tani nuk ka absolutisht asgjë".

Burime pranë negociatave thonë se Al Ittihad do t'i paguajë Liverpool-it dëmshpërblim të garantuar prej 108 milionë dollarësh, derisa klubi anglez mund të marrë 54 milionë dollarë të tjera bonuse.

Salah (31-vjeçar) mbërriti në Liverpool në vitin 2017 nga Roma. Ai luajti 307 ndeshje për klubin anglez dhe shënoi 187 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat