Santos shkon të takojë Lewandowvskin në Barcelonë për ta ndihmuar me listën

Futboll

Santos shkon të takojë Lewandowvskin në Barcelonë për ta ndihmuar me listën

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 00:18
Santos e Lewandowski

Kombëtarja shqiptare luan një ndeshje shumë vendimtare gjatë muajit shtator në kualifikueset e Europianit 2024.

Sfida në “Air Albania” ndaj Polonisë mund të rezultojë vendimtare për kuqezinjtë, pasi një rezultat pozitiv mund t’u hapë përfundimisht rrugën për në Europian.

Për këtë duket se janë të ndërgjegjshëm në Poloni, ku trajneri Fernando Santos po mundohet që të gjejë një mënyrë për të triumfuar në “Air Albania”.

Ndaj para se të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e shtatorit, tekniku portugez i polakëve, ka udhëtuar për të takuar disa nga yjet e skuadrës për të diskutuar për grumbullimin.

Fillimisht ai ka qenë në Itali, ku ka takuar Piotr Zielinskin e Napolit ndërsa këtë të martë, ka qenë në Barcelonë ku bashkë me një nga asistentët e tij polakë, është takuar me Robert Lewandowskin .

Mediat polake mendojnë se në këto takime është folur edhe për emrat që këta lojtarë thelbësore për Poloninë shohin si më të përshtatshmit për të ndihmuar përfaqësuesen e tyre për të siguruar pikët e plota në ndeshjet ndaj Ishujve Faroe dhe Shqipërisë pasi për këtë kombëtare, nuk ka alternativë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat