Al-Ittihad nuk dorëzohet! 200 milionë funte Liverpoolit për Salahun

Futboll

Al-Ittihad nuk dorëzohet! 200 milionë funte Liverpoolit për Salahun

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 19:14
Mohamed Salah

Al-Ittihad është gati që të thyejë rekord duke ofruar 200 milionë funte (më shumë së 233 milionë euro) për sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Skuadra e Pro Ligës Saudite tashmë pati një ofertë të refuzuar për Salah nga Reds që ishte me vlerë prej 150 milionë funte (175 milionë euro).

Të premten në mëngjes, trajneri i Liverpool nuk foli shumë kur u pyet për këto thashetheme, por tani sipas Sky Sports, Al – Ittihad do ta testojë skuadrën e Premier Ligë me një ofertë të dytë, shumë më të madhe – transfer rekord më i madh se ai i neymar.

Mësohet se zyrtarët saudit kanë vazhduar bisedimet me Liverpoolin për këtë transfer. Ata janë për momentin në Francën Jugore dhe po bisedojnë, por Reds ende janë duke u mbajtur pas dëshirës së tyre për ta mbajtur Salah.

Pavarësisht kësaj, Liverpool raportohet se janë duke shikuar mundësitë që të gjejnë një zëvendësim të mundshëm për Salah dhe këtë janë duke e bërë dy ditët e fundit. Por, kjo gjë ka qenë e vështirë pasi që për skuadrën e Premier Ligës merkato përfundon sonte në ora 00:00.

Al Ittihad nuk pritet që të dorëzohet për Salah derisa do të përfundon afati në Pro Ligën Arabe më 7 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat