​Malisheva në krye, ja renditja e Superligës pas katër xhirove

Futboll

​Malisheva në krye, ja renditja e Superligës pas katër xhirove

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll ka kompletuar vikendin e kaluar xhiron e katërt të saj dhe deri më tani rezultatet kanë qenë mjaftë interesante.

Kamponi në fuqi, Ballkani, ka bilanc të qind për qind deri më tani, edhe pse ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, pra kanë siguruar nëntë pikë nga tri ndeshje.

Befasia në nisje të këtij kampionati është padyshim Malisheva që nga katër ndeshje ka tri fitore dhe një humbje duke e kryesuar kështu renditjen tabelare.

Skuadra që e ka startin më të dobët është Fushë Kosova që ka tri humbje nga tri ndeshjet e para, duke mbetur kështu pa asnjë pikë.

Kjo është renditje:

Malisheva 9 pikë

Ballkani 9

Prishtina 8

Llapi 7

Drita 5

Liria 5

Feronikeli 3

Dukagjini 2

Gjilani 1

Fushë Kosova 0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat