​Brazili përjashton Antonyn pas akuzave për ushtrim dhune ndaj ish-të dashurës

Futboll

​Brazili përjashton Antonyn pas akuzave për ushtrim dhune ndaj ish-të dashurës

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 08:56
Antony Matheus dos Santos

Anësori i Manchester United, Antony Matheus dos Santos, është përjashtuar nga ekipi kombëtar i futbollit të Brazilit për kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës, pas akuzave për sulm të bëra kundër tij nga ish e dashura.

Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) lëshoi një deklaratë ku thuhet se Antony ishte përjashtuar me qëllimin për të ruajtur viktimën e supozuar, lojtarin, ekipin brazilian dhe vetë konfederatën".

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus do të zëvendësojë Antonin në ekipin kombëtar për ndeshjet kundër Bolivisë më 8 shtator dhe kundër Perusë më 12 shtator.

Antony, 23 vjeç, mohoi të ketë sulmuar fizikisht ish-të dashurën e tij Gabriela Cavallin, duke deklaruar se ai ishte viktimë e akuzave të rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat