Me kontratën e re, i sheh të rishikuara kushtet

Futboll

Me kontratën e re, i sheh të rishikuara kushtet

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 14:56
Xavi

Të premten e kaluar u mbyll dhe për këtë verë tregu i transferimit të lojtarëve, por Barcelona ka ende disa dosje të hapura në lidhje me planifikimin sportiv që nuk mund të vonohen.

Një prej tyre është vazhdimësia e trajnerit Ksavi Hernandez. Siç raporton gazeta spanjolle “Marca”, trajneri dhe presidenti i klubit, Joan Laporta, kanë mbyllur dhe kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës së tij me klubin “blaugrana” deri në qershor 2026.

Ajo që është rënë dakord tashmë duhet të përmbyllet nga drejtori sportiv Deko dhe agjenti i trajnerit. Gazeta spanjolle saktëson se nuk pritet të ketë asnjë surprizë të pakëndshme. Barça prej kohësh po mendonte për rinovimin e kontratës së Ksavit, teksa ajo aktuale mbyllet në fund të sezonit që kemi nisur. Negociatat për vazhdimësinë e trajnerit kanë nisur muaj më parë dhe, si çdo marrëveshje, ato kanë pasur pikat e tyre të fërkimit.

Por mospërputhjet kanë qenë minimale, sepse të dyja palët donin të arrinin një marrëveshje dhe donin të ruanin bashkëpunimin.

Me kontratën e re, trajneri 43-vjeçar i sheh të rishikuara kushtet e tij financiare, edhe pse Ksavit i është dashur të tolerojë disi. Ish-mesfushori ka marrë parasysh vështirësitë financiare me të cilat vazhdon të përballet klubi katalanas, duke mos shtyrë për shumë larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat