Federata merr vendimin ekstrem dhe pezullon kampionatin

Futboll

Federata merr vendimin ekstrem dhe pezullon kampionatin

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 12:45
Fernando Costa

Kampionati i nivelit maksimal dhe ai i divizionit të dytë në Bolivi është ndaluar.

Arsyeja janë bastet teksa presidenti i Federatës, Fernando Costa denoncoi disa ndeshje të dyshuara si të trukuara duke u detyruar në këtë formë për të marrë vendimin ekstrem.

Nën hetim janë drejtues klubesh, lojtarë si dhe një pjesë e madhe e arbitrave.

Tashmë, për të zgjedhur fituesin e kampionatit, do të organizohet një mini-turne që do të zgjasë për dy muaj, nga tetori në dhjetor. Ndërkohë, kjo pauzë do t’i japë kohë Federatës për të dalë në përfundime më të saktë dhe të rinisë sërish aktivitetin, këtë herë duke pretenduar një kampionat të pastër, në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat