Laçi “frikëson” çekët edhe pa luajtur në fushë

Futboll

Laçi “frikëson” çekët edhe pa luajtur në fushë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 14:47
Qazim Laçi

Qazim Laçi do të mungojë në përballjen e sotme kundër Republikës Çeke për shkak të një gjendjeje gripale.

Por në Çeki e konsiderojnë të rëndësishëm edhe pse nuk do të jetë present në fushën e lojës. Frantisek Straka ka thënë në “Primak” për “Sport.cz”, se Laçi e njeh mirë futbollin çek, duke qenë se është pjesë e këtij kampionati. Ish-lojtari çek ka treguar një histori kur vetë ai në të shkuarën ka ndihmuar trajnerin në një ndeshe me Gjermaninë, për t’i treguar gjendjen psikologjike të lojtarëve kundërshtarë.

“Ai erdhi me shumë pikëpyetje nëse do të ishte mjaftueshëm i mirë.

Më duhet ta them se sa herë që është aktivizuar më ka befasuar në një mënyrë të pabesueshme me punën e tij ekipore të sinqertë. Ai punon dhe nuk ka nevojë që të jetë një yll. Kjo do t’i dekorojë shqiptarët.

Ai e njeh futbollin tonë, e di se si funksionon këtu.

E kujtoj veten time që kur luajtëm me gjermanët, pavarësisht të gjitha videove dhe analizave, unë diskutova me trajnerët për individët, se si ishin nga ana mendore”, ka thënë Frantisek Straka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat