Shtohet presioni ndaj Manchester Utd

Futboll

Shtohet presioni ndaj Manchester Utd

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 15:21
Gabriela

Manchester United është në qendër të një stuhie tjetër të dhunës në familje për anësorin 85 milionë paundësh, Antony, i cili lëshoi një deklaratë duke mohuar me forcë “akuzat e rreme” ndaj tij.

Duke i bërë jehonë deklaratës së tij të parë të publikuar në qershor, Antony shtoi se marrëdhënia e tij me Gabriela ishte “e trazuar”, por pretendon se nuk rezultoi kurrë në dhunë.

“Unë besoj se hetimet e vazhdueshme të policisë do të tregojnë të vërtetën për pafajësinë time”, – shkroi futbollisti brazilian në Instagram. Në pjesën e fundit të mesazheve tronditëse të WhatsApp, Gabriela zbuloi më shumë grindje të dhunshme me yllin e Premier League.

Ajo pretendon: “Humba foshnjën se më rrihte edhe shtatzënë”. Pra, Gabriela e akuzon për dhunë e abuzime brazilianin e “Djajve të Kuq”, tashmë vërtet në telashe. Denoncimi i vajzës ndaj sulmuesit është bërë në policinë e Sao Paulos.

“Më tërhoqi flokët, më goditi kokën në xhamin e makinës, më shtyu”, – tha Gabriela për gazetën e njohur braziliane “G1”. Një “screen” i datës 15 janar tregon se Antony thuhet se kërkon t’i japë fund lidhjes, e ndjekur nga përgjigja e Gabriela, ku dyshohet se e kishte lënduar fizikisht atë.

“Por ti më lëndove plotësisht dhe më the këto gjëra, m’i theve krahët, – ka shkruar Gabriela. – Askush nuk mund të ndryshojë apo të bëjë asgjë pas asaj që ndodhi, por duket sikur as nuk ju intereson”.

Mesazhet vazhdojnë të tregojnë përgjigjen e pretenduar të Antony, duke lexuar: “Ka edhe gjëra që më lëndojnë vërtet, e dini? Sepse unë dua që të më qëndroni afër, që të mund t’ia fillojmë nga e para dhe të vazhdojmë me gjërat e mira që kemi së bashku. Të thashë edhe gjëra të bukura personalisht dhe kërkova falje për gjithçka. Jam penduar që nga gabimi im i parë me ty”.

Ndërkohë, Manchester United theu heshtjen me një deklaratë, duke thënë se “po e merr seriozisht këtë çështje”. Klubi ka qenë nën presion në rritje pas rastit të ngjashëm të Mason Greenwood në skuadër.

Deri më sot, klubi nga “Old Trafford” nuk i kishte pranuar publikisht akuzat me të cilat përballej Antony, i cili u largua nga skuadra kombëtare e Brazilit përpara dy ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës të këtij muaji pikërisht prej këtyre akuzave.

Policia e Manchesterit konfirmoi të hënën mbrëma se janë “të vetëdijshëm” për akuzat kundër Antony, 23 vjeç. E dashura aktuale e Antony dhe nëna e fëmijës së tij, Rosilene Silva, u pa gjithashtu duke lënë shtëpinë e tyre në Cheshire, me një valixhe të vetme, disa orë pasi anësori u pezullua nga kombëtarja e tij.

Gabriela Cavallin thotë se ajo ishte në lidhje me yllin e Kupës së Botës për dy vite dhe jetoi me të në Amsterdam, ndërsa ai luante për Ajax.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat