Klubet e Katarit “rrëmbejnë” dy “yje” të francezëve

Futboll

Klubet e Katarit “rrëmbejnë” dy “yje” të francezëve

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:46
PSG

Klubet e Katarit “rrëmbejnë” dy “yje” të francezëve!

Ashtu siç pritej që në fillimin e kësaj merkatoje vere, “fantazisti” i italian i mesfushës së PSG, Marco Verratti është në prag largimi nga “parisienët” dhe mesa duket tashmë është gati për t’u larguar nga “Parc des Princes”, teksa ka gjetur dhe “aventurën” e tij të radhës.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, 30-vjeçari italian do të transferohet në Katar, aty ku kërkohet nga skuadra e Al-Arabi, me këta të fundit që do të derdhin në arkat e Paris Saint-Germain, plot 50 milionë euro.

Mirëpo, në Katar nuk do të shkojë vetëm Verratti, pas një klub tjetër i Superligës vendase, më konkretisht skuarda e Al Ahli ka rënë dakord me “parisienët” për transferimin e “fantazistit” gjerman, Julian Draxler dhe pritet që të dyja marrëveshjet të mbyllen deri ditën e hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat