Plas te Polonia para ndeshjes me Shqipërinë!

Futboll

Plas te Polonia para ndeshjes me Shqipërinë!

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 18:50
Polonia

Polonia nuk vjen në ndeshjen ndaj Shqipërisë në situatën më të mirë të mundshme, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Më së fundmi, mediat polake kanë raportuar se ka një krisje mes Robert Levandovskit dhe Federatës Polake, jo vetëm për deklarata që ka dhënë ai në media, por edhe për shkak të një ngjarje që ka ndodhur gjatë Botërorit 2022, atë që u quajt “darka e skandalit”.

Piotr Vołosik, një gazetar i “Przegląd Sportowy”, informoi në një artikull rreth zërave që qarkullonin rreth një darke të ekipit të Polonisë në Katar.

“Unë kam dëgjuar një thashethem, ose ndoshta nuk është thashethem. Botërori në Katar.

Dita pas ndeshjes me Meksikën. Robert Levandovski ftoi lojtarët e Polonisë për në dark në restorantin e famshëm Nusr-et.

Njerëzit që merren me imazhin e tij pretenduan se kapiteni po krijonte atmosferë, pasi në fund të fundit, ai ftoi skuadrën për biftekët e të famshmit apo atij me nam të keq, Salt Bae. U shfaqen foto, atmosfera ishte e jashtëzakonshme, lajmi u përhap në media dhe në fund, i mbërriti fatura Federatës. Një veprim me klas apo jo?”, shkruante gazetari polak.

Këtij artikulli iu përgjigj miku i Levandovskit, Tomas Zavislak, i cili është njëkohësisht një prej menaxherëve të tij, me një prononcim për “Meczyki.pl”.

“Edhe unë kam dëgjuar një thashethem, ose ndoshta nuk është thashethem, që Federata shpërndan këto gjëra të pakuptimta për të goditur Robert në ditën para ndeshjes më të rëndësishme të eliminatoreve. Çfarë rastësie! Dhe siç ndodh shpesh me thashethemet, ata kanë pak të bëjnë me të vërtetën.

Fakti është që Robert pagoi në mënyrë private për darkën, as priste dhe as mori ndonjë rimbursim nga Federata Polake. Të aludohet se Levandovski i dërgoi faturën federatës është një gënjeshtër”, tha miku i sulmuesit të Polonisë.

Një situatë që ka ndezur atmosferën para ndeshjes në Tiranë dhe ka detyruar Federatën Polake të flasë zyrtarisht rreth çështjes.

“Ne distancohemi nga raportet e sotme në media rreth aktiviteteve private të lojtarëve tanë gjatë Botërorit në Katar.

Darka, për të cilën shkruajnë disa media, ishte një iniciativë private e lojtarëve, për të cilën kapiteni i skuadrës pagoi në mënyrë private”, u shpreh zëdhënësi i Federatës, Tomasz Kozłovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat