Përgjigja epike e Samir Ujkanit në drejtim të tifozëve rumunë

Futboll

Përgjigja epike e Samir Ujkanit në drejtim të tifozëve rumunë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 11:51
Tifozët

Rumani – Kosovë, ndeshja më e rëndësishme e të dy ekipeve përfaqësueseve për kampanjën kualifikuese për Euro 2024 ka zgjatur rreth tre orë.

Kjo për faktin se tifozët vendas vendosën të shpalosnin banderola që nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin të tilla si ‘Kosova është serbi’ dhe njëherit në kor bënin thirrje të tilla.

Gjyqtari kryesor i dërgoi futbollistët në zhveshtore pasi ndeshja ishte tensionuar jashtëzakonisht shumë.

E për t’iu përgjigjur thirrjeve të tifozëve racistë vendas u përkujdes portieri rezervë i Dardanëve, Samir Ujkani.

Ujkani duke shikuar nga tribunat iu përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë ku fotot flasin vetë.

Gjithsesi mediat rumune kanë kritikuar Ujkanin për gjestin e bërë, por gjesti i portierit kosovar nuk ka qenë më i rëndë se parullat raciste dhe nacionaliste të tifozëve vendas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat