​FSHF: S’ia ndalim askujt ëndrrën ta përfaqësojë kombin shqiptar

Futboll

​FSHF: S’ia ndalim askujt ëndrrën ta përfaqësojë kombin shqiptar

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 11:06
​FSHF

Ikja e lojtarëve nga Kosova për të luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë duket se ka prekur edhe marrdhëniet ndërmjet federatave të të dy vendeve.

Ishte menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala ai i cili së fundi në një deklaratë për mediumin shqiptar ‘Topnews’ pranoi ka pakënaqësi në Federatën e Futbollit të Kosovës në lidhje me atë se si Federata Shqiptare e Futbollit po iu ofrohet futbollistëve kosovar duke shtuar lëvizjet e fundit, si ajo me Arbnor Mujën dhe Mirlidn Dakun, kanë tejkaluar parimin e reciprocitetit ndërmjet këtyre dy federatave.

“Kemi pakënaqësi të brendshme dhe duhet të kemi, sepse është stërtepruar. Ne i kemi kuptuar kur FSHF-ja i është ofruar lojtarëve me prejardhje nga Kosova dhe iu ka ofruar shansin të luajnë për Shqipërinë, por të merren futbollistë që kanë luajtur për Kosovën në miqësore, kjo është përtej reprocitetit dhe bashkëpunimit të dy federatave. Kjo është përtej frymës sportive. Dy futbollistët e fundit, Mirlind Daku dhe Arbnor Muja ishin pjesë të ekipit tonë kombëtarë edhe në grupmosha, ndërsa Shqipëria i afroi duke punuar prapa shpinës sonë dhe joshur ata”., ka thënë Shala.

Ndaj këtij pretendimit, kanë reaguar nga Federata Shqiptare e Futbollit që kanë thënë se ata janë të hapur për çdo shqiptar që dëshiron ta përfaqësoj Shqipërinë.

Në një përgjigje për KosovaPress, drejtori i komunikimit brenda FSHF-së, Andi Verçani, ka thënë se ata nuk duan t’ia ndërpresin askujt ëndrrën për ta përfaqësuar kombin shqiptar.

“Ne jemi të hapur për çdo shqiptar që dëshiron të kontribuojë për ekipin kombëtar. Ne nuk ua ndërpresim ëndrrën për ta përfaqesuar kombin shqiptar asnjë lojtari nga cilido qytet shqiptarë çoftë ai.”, ka thënë Zverçani.

Ndryshe, Muja dhe Daku ishin pjesë e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat më të reja, por në fund vendosën që të pranojnë sftesën e Shqipërisë, vendim ky që ka ngjallur reagimet të shumta në opinionin futbolldashës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat