Prishtina rikthehet në “Fadil Vokrri” me ndeshjen ndaj Lirisë

Futboll

Prishtina rikthehet në “Fadil Vokrri” me ndeshjen ndaj Lirisë

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 13:16
Stadiumi“Fadil Vokrri"

FC Prishtina nga kjo javë do të mund t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja ndaj Lirisë, e vlefshme për xhiron e pestë në Superligë, do të jetë e para e këtij sezoni për prishtinasit në “Fadil Vokrri”.

Klubi kryeqytetas njoftoi zyrtarishit për rikthimin në stadium, teksa zbuloi edhe çmimet e biletave për sfidën ndaj prizrenasve.

"“Prishtina – Liria, zhvillohet në “Fadil Vokrri”

FC Prishtina ka marrë njoftimin për orarin e zhvillimit të ndeshjes së javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës ndërmjet Prishtina – Liria që zhvillohet të dielën më 17 shtator nga ora 15:00.

Pas këtij njoftimi, ne e kemi njoftuar me kohë sipas propozicioneve të garave, FFK-në, Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë që marrin pjesë në organizimin e ndeshjeve kampionale, se ndeshja zhvillohet sipas orarit në fushën tonë në stadiumin, “Fadil Vokrri”.

Po ashtu kemi shtypur biletat dhe iu kemi përgjigjur kërkesës së skuadrës mysafire për prezencën e tifozerisë së tyre.

Prishtina rikthehet në fushën e saj pas mirëkuptimit që fusha të ruhej për ndeshjet e Kosovës.

Ftojmë tifozerinë tonë që numër sa më të madh të jetë në përkrahje të klubit të zemrës.

Çmimi i biletave është 3 euro në tribunën perëndimore, 2 euro në tribunën lindore dhe 1 euro në tribunën veriore, ndërsa tribuna jugore është e rezervuar për adhuruesit tanë", njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat