Alexander-Arnold nuk luan kundër Wolves nesër

Futboll

Alexander-Arnold nuk luan kundër Wolves nesër

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 19:31
Alexander-Arnold

Trent Alexander-Arnold më shumë mundësi nuk do të luajë nesër, me Jurgen Klopp që ka thënë së lëndimi në kofshë do ta lërë jashtë fushe mbrojtësin e krahut

Anglezi mori një goditje në kofshë në fund të ndeshjes kundër Aston Villës që Liverpool e fitoi me rezultat 3-0. Kjo bëri që ai mos të luajë për Tre Luanët në dy ndeshjet e radhës, derisa vazhdojë stërvitjet në nivel klubi.

Trajneri i Reds, Klopp ju tha gazetarëve se Alexander – Arnold me gjasë nuk do të luajë nesër. “Nuk ka ndonjë shqetësim. Ai nuk është gati, ne e kemi ditur këtë më parë. Ai nuk ka stërvitur me skuadrën ende dhe do të vonohet edhe pak. Nuk është lëndimi më i keq në kofshë që ju mund të pësoni por është lëndim në kofshë që mezi shërohet për dy javë – dhe ky është një i tillë.

Derisa ai po vrapon tanimë, ne shpresojmë që ai të fillojë stërvitjet normale javën e ardhshme”, ka thënë Klopp.

Liverpool nesër do të luan kundër Ëolves në Molineux, me Klopp që ka dhënë lajme të mira për futbollistë që janë rikuperuar nga lëndimet si: Darwin Nunez, Thiago Alcantara dhe Ibrahima Konate.

“Thiago ka filluar të vrapoj, por kaq për momentin. Ibou ka stërvitur për dy ditë normal me skuadër. Nunezin ende se kam parë, por kam biseduar me të dhe ai është mirë, por mbetet për t’u parë vendimet që do të marrë. Darwin është mirë”, tha Klopp.

Liverpool ka pasur një fillim të mirë të sezonit 2023/24, me 10 pikë të tubuara dhe asnjë humbje deri me tani. pas ndeshjes kundër Wolves, Reds pritet që të fillojnë sezonin në Ligën e Europës ku do të luajnë kundër LASK në Austri të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat