Sot vëmendja te derbi ‘Madonnina’, pritet spektakël 

Futboll

Sot vëmendja te derbi ‘Madonnina’, pritet spektakël 

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:08
Pamje nga një ndeshje

Të gjithë tifozët e futbollit, sot vëmendjen do ta kenë në futbollin italian.

Dy rivalët lokal, Inter dhe Milan do të përballen në derbin e “Madoninës”.

Ky derbi historikisht ka qënë prej më të ‘zjarrtëve’ në botë, me të dyja skuadrat që kanë dhënë spektakel në fushë dhe tifozët e tyre në tribuna.

Emocione të njejta dhe atmosferë fantastike pritet edhe sonte, pasi Inter dhe Milan aktualisht kryesojnë tabelën e Serie A me nga 3 fitore në po aq ndeshje të luajtura deri më tani.

Ndeshja Inter – Milan, zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza”, më fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat