Tifozët japin spektakël me koreografi tallëse para derbit në “San Siro”, në tribuna shfaqen palaço dhe minj!

Futboll

Tifozët japin spektakël me koreografi tallëse para derbit në “San Siro”, në tribuna shfaqen palaço dhe minj!

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Tifozët japin spektakël me koreografi tallëse para derbit në “San Siro”, në tribuna shfaqen palaço dhe minj!

Derbi i Milanos është gjithmonë një shfaqje spektakolare, në fushën e lojës por edhe në tribuna, mes dy tifozerive të zjarrta të cilat e përjetojnë me shumë entuziazëm këtë sfidë.

Dhe si gjithmonë në derbi, as sot nuk kanë munguar parullat spektakolare para fillimit të sfidës, të cilat si gjithmonë në epiqendër kanë talljet.

Nga njëra anë, tifozët e Milanit shpalosën një koreografi ku shkruhej “Cirku Internacionale”, teksa shfaqeshin edhe kloun e kafshë, teksa në krah kishte flamurin turk dhe logon e Ligës së Kampioneve.

Referenca ishte e qartë për finalen e Ligës së Kampioneve të humbur nga zikaltrit që nuk kanë të njëjtin sukses në arenën ndërkombëtare si kuqezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat