FFK: Ndeshja FC Prishtina – FC Liria zhvillohet në Hajvali 

Futboll

FFK: Ndeshja FC Prishtina – FC Liria zhvillohet në Hajvali 

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Ndeshja FC Prishtina – FC Liria zhvillohet në Hajvali!

"Pas sqarimeve që na janë dhënë për punimet në fushë dhe konfirmimin zyrtar të dërguar nga FFK në mënyrë eksplicite që FC Prishtina të gjitha ndeshjet e saj deri në fund të sezonit 2023/24 do t’i zhvilloj në stadiumin “Fadil Vokrri”, kemi pranuar që ndeshjen e nesërme të javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës, Prishtina – Liria, të zhvillojmë në fushën e Kompleksit Nacional në Hajvali", njofton FC Prishtina.

"Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë me kohë ka njoftuar FC Prishtina se ndeshja e javës së 5-të në Albi Mall Superligë, ndërmjet FC Prishtina dhe FC Liria, nuk do të mund të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ngase menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, FFK ka filluar me procesin e riparimit të fushës.

FFK, si zakonisht, i ka dalë në ndihmë FC Prishtina, duke ia vënë në dispozicion stadiumin me bari natyral në Kampin Nacional të FFK-së për zhvillimin e kësaj ndeshje, ashtu siç ka bërë edhe në ndeshjet e kaluara të këtij edicioni. Andaj, Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja në fjalë të zhvillohet më 17 shtator, në orën 15:00, në Kampin Nacional  në Hajvali.

Pas kësaj jave, sipas ekspertëve të fushës, përfundon faza e rikuperimit të fushes dhe do të mund të rifillojë zhvillimi i ndeshjeve të Superligës në stadiumin “Fadil Vokrri”", njofton FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat