Media italiane ngre në qiell lojtarin nga Kosova

Futboll

Media italiane ngre në qiell lojtarin nga Kosova

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 20:49
Ramadani

Lecce ka barazuar me shifrat 1:1 ndaj Monzës ditën e sotme.

Një tjetër paraqitje për t’u duartrokitur nga Ylber Ramadani.

Mesfushori shqiptar nga Kosova është vlerësuar me notën 6 nga “Tuttoercatoweb”.

Media e njohur italiane shkruan se Ramadani është truri i Lecces dhe se çdo aksion i verdhekuqve e ka zanafillën nga këmbët e tij.

“Ai është truri i Lecces, të gjitha veprimet sulmuese i lindin nga këmbët e tij.

Në momentin e presionit maksimal Monza humbet njëfarë distance, jo vetëm për fajet e tij.

Në pjesën e dytë ai drejton lëvizjet e të gjithë ekipit”,ka shkruar “Tuttomercatoweb”-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat