Postimi ironik i portierit shkakton kaos, vijnë edhe kanosje me vdekje

Futboll

Postimi ironik i portierit shkakton kaos, vijnë edhe kanosje me vdekje

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 13:23
Kamil Grabara

Kamil Grabara, portieri i Kopenhagës, është njëndër ata që janë përgjegjës për sfidën e Ligën e Kampionëve ndaj Gallatasaraj. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, me Grabara që pësoi dy gola në dy minuta, në minutën e 86-të dhe të 88-të, duke i dhënë mundësi klubit turk gati të bëjë përmbysjen e pabesueshme të plotë.

Pas ndeshjes, portieri shprehu të gjithë zhgënjimin e tij në rrjetet sociale, duke arritur deri aty sa ofendoi Galatasaraj-in, gjë që shpërtheu zemërimin e tifozëve turq. Pas barazimit mes Kopenhagës dhe skuadrës turke, Grabara ka publikuar një foto në Instagram.

“Ne i meritonim tri pikët në atë vrimë miu, por jeta është e tillë, le të vazhdojmë”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozëve të Gallatasaraj-it të cilët kanë pushtuar me komente postimin në fjalë, duke e detyruar portierin të bllokojë komentet dhe të ndryshojë fjalinë.

Në fund portieri ka ndryshuar tekstin dhe ka shkruar: “I merituam tri pikët nga kjo ndeshje e ndyrë”.

Megjithatë ky redaktim nuk mjaftoi për ta qetësuar zemërimin e tifozëve turq, të cilët pushtuan postimet e tjera të tij me ofendime, sharje dhe kërcënime. Jo vetëm kaq, gruaja e portierit raportoi në rrjetet sociale se kishte marrë mbi 300 mesazhe kërcënimi me vdekje nga tifozët e Gallatasaraj-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat