Erzeni bën befasinë e madhe në “Selman Stërmasi”

Futboll

Erzeni bën befasinë e madhe në “Selman Stërmasi”

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 17:20
Pamje nga ndeshja

Nis me një rezultat surprizë java e pestë e Kategorisë Superiore. Jashtë çdo parashikimi, Erzeni i Shijakut ka mposhtur 1-0 Tiranën në “Selman Stërmasi” dhe është ngjitur qoftë provizorisht në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm.

Goli që vendosi sfidën u shënua nga Bekim Maliqi në minutën e 15-të, pasi një aksioni të rrjedhshëm të skuadrës shijakase.

Tirana pati minuta të tëra në dispozicion për ta kthyer rezultatit, iu afrua golit më shumë në kohën shtesë, por pa mundur të tundë rrjetën.

Dy fitore radhazi për Erzenin dhe në të dyja rastet “viktima” janë skuadrat kryeqytetase, pasi në javën paraardhëse iu imponua 3-2 Dinamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat