Derbi shtyhet për 23 ditë

Futboll

Derbi shtyhet për 23 ditë

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 13:22
Pamje nga një ndeshje

Shtyhet derbi i kryeqytetit. Dueli i javës së gjashtë në Superiore mes Partizanit dhe Tiranës, i programuar të luhej të martën e 26 shtatorit, do të zhvillohet 23 ditë më vonë.

Drejtuesit e dy klubeve janë mbledhur ditën e sotme në lidhje me organizimin e derbit të zjarrtë. Në takimin mes palëve kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e Departamentit të Garave në FSHF.

Partizani si organizator dhe klubi Tirana kanë bërë kërkesë që ndeshja të spostohet për datë 19 tetor 2023.

Që t’u japë mundësi tifozëve të shumtë të të dy klubeve ta ndjekin ndeshjen në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat