Shala: Pësuam gol qesharak

Futboll

Shala: Pësuam gol qesharak

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 19:37
Shala

Fushë Kosova ka marrë humbjen e radhës nga Dukagjini me rezultat 1-0, në xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala pas humbjes tha se është i pakënaqur me ekipin i cili po e humb perqendrimin në momentet e duhura dhe kjo ishte arsyeja pse pranuan dy gola, mirëpo edhe shkak tjetër janë mungesat e lojtarëve të lënduar.

“Është e vërtetë që për shkak të gjendjes fizike në pjesën e dytë bëmë ndryshime. U fokusova në tërheqjen e ekipit prapa pas rasteve të humbura.

Patëm 2-3 raste shumë të mira. Vendosa që të tërhiqemi në mbrojtje e të presim ndonjë gabim eventual. Goli ra në mënyrë amatoreske.

Na ka ndodhur edhe më herët. Ishte gol qesharak. 4-5 gola po i marrim në këtë mënyrë. Po na humb edhe përqendrimi në momentet e duhura. Sot ishim me dy mungesa për shkak të lëndimeve.

Minimum, 2:0 është dashur të avanconim në pjesën e parë. Futbolli e ka këtë, kur nuk shënon, pëson”, është shprehur Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat