Matthaus: Më vjen keq për një gjë

Futboll

Matthaus: Më vjen keq për një gjë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 19:34
Matthaus

Gjermania ka një trajner të ri. Më 22 shtator ka ardhur zyrtarizimi i Julian Nagelsmann në stolin e tre herë kampionëve të botës.

Në mbështetje të Nagelsmann ka dalë edhe një legjendë e futbollit gjerman si Lothar Matthaus, i cili në Sky Sport Deutschland ka thënë:

“Zgjedhja e Nagelsmann ishte më e mira e mundshme. Megjithatë, pyes veten pse atij iu dha një kontratë vetëm deri më 30 korrik.

“Nëse do të kishte besim, duhet të ishte treguar duke e konfirmuar tani deri në Kupën e Botës, është për të ardhur keq që nuk u vendos për të bërë një projekt më të gjatë”.

Vetë Nagelsmann ka folur për këtë menjëherë pas emërimit të tij, duke pohuar se “nëse pas Kampionatit Europian jemi reciprokisht të kënaqur me marrëdhëniet tona dhe me atë që kemi bërë, nuk e përjashtoj mundësinë e rinovimit”.

“Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është se pasi janë përmendur kaq shumë emra është gjetur një trajner, për të ardhmen do të flasim më vonë”, përfundoi Matthaus.

“Julian njeh shumicën e lojtarëve në skuadër, veçanërisht ata të Bayern-it, dhe ai ka një ekip që mund të bëjë gjëra të mëdha në Kampionatin Europian”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat