Gjithçka gati për derbin francez PSG – Marseille

Futboll

Gjithçka gati për derbin francez PSG – Marseille

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Paris Saint-Germain përsëri është duke i shfaqur dobësitë e tyre në mbrojtje, një dobësi që ata kanë shfaqur edhe gjatë sezonit të kaluar.

Megjithatë ndeshjet me posedim të lartë dhe me presion kanë filluar prej që trajner i skuadrës është bërë Luis Enrique, i cili ka sjell dromca të Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës në skuadër – e ku ka fituar 2-0 në Ligën e Kampionëve kundër Dortmundit të martën por që humbi nga Nice në vikendin e kaluar me rezultat 3-2.

Enriquq ka lavdëruar skuadrën për paraqitjen në Ligën e Kampionëve derisa fillimi i ngadaltë në Ligue 1, ku ka fituar në dy, ka barazuar në dy dhe në një ndeshje ka humbur, do të përmirësohet.

Duket se humbja nga Nice ka bërë që ata të mbushin mend.

Marseille në anën tjetër vinë në kryeqytet me një start më të mirë dhe janë një pozitë para PSG.

Të enjten ata patën një paraqitje të mirë kundër Ajaxit ku barazuan me rezultat 3-3.

Kolo Muani, Mbappe dhe Dembele është treshja sulmuese e PSG-së derisa tek Marseille në sulm kanë startuar Aubameyang dhe Vitinha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat