​Ylli i Milanit shkruan historinë

Futboll

​Ylli i Milanit shkruan historinë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:30
Ylli i Milanit, Francesco Camarda

Ylli i Milanit, Francesco Camarda ka shkruar historinë sot në ndeshjen ndaj Entellas U19, e vlefshme kjo për Kupën e Italisë Primavera.

Milani U19 e mposhti sot Entella U19 me rezultat tejet të thellë 7:0, ku protagonist ishte edhe Camarda me tre golat e tij, raporton KosovaPress.

Camarda zhbllokoi rezultatin në 1:0 në minutën e 13’, ndërsa shënoi në minutën e 21’ për 3:0 e më pas e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 30’ duke e thelluar epërsinë e Milanit në 5:0.

Me tre golat e shënuar sot, Camarda ka shkruar historinë duke u bërë lojtari më i ri që shënon në tre kompeticionet e grupmoshave U19, në kampionatin italian, në Kupën e Italisë si dhe në Ligën e Kampionëve për të rinj.

Camarda është vetëm 15 vjeç e gjashtë muaj e 16 ditë.

Në të kaluarën, këtë rekord e kanë mbajtu Youssoufa Moukoko i Borussia Dortmundit dhe Ryan Gravenberch i Liverpoolit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat