Bayerni për hakmarrje kundër Leipzigut

Futboll

Bayerni për hakmarrje kundër Leipzigut

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 11:08
Tuchel

Leipzig-Bayern Munchen është supersfida e javës së gjashtë në Bundesliga. Dy ndër skuadrat më të forta në Gjermani, do të përballen sot mes tyre në “Red Bull Arena”. Takim që do të transmetohet në SuperSport 4 (18:30).

Bavarezët kanë humbur dy ndeshjet e fundit shtëpiake kundër Leipzigut, por trajneri Thomas Tuchel beson dhe shpreson se ka ardhur momenti i fitores kundër këtij kundërshtari.

“Kemi mjaftueshëm besim në veten tonë për të shkuar në Leipzig dhe për të fituar ndeshjen. Ky është objektivi ynë. E njohim plotësisht kualitetin e Leipzigut.

Duhet ta pranojmë se dy humbjet e fundit ndaj tyre në shtëpinë tonë, na kanë lënduar shumë. Njëra për pak na kushtoi kampionatin, tjetra hoqi nga duart trofeun e Superkupës.

Unë mendoj se në ato dy ndeshje nuk arritëm nivelin tonë maksimal të lojës.

Në Superkupës krijuam shumë raste për gol, por nuk i shfrytëzuam. Ndërkohë që ishim pa fat në golat e pësuar.

Kishte raste kur nuk ishim shumë të mbledhur si skuadër, por edhe të ngadaltë. Por jemi përmirësuar. Atmosfera është e mirë, mentaliteti dhe rezultatet janë pozitive.

Sigurisht që kemi shumë mundësi të sigurojmë fitoren nëse luajmë në nivelin tonë”, theksoi trajneri i Bayern Munchen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat