Al-Khelaifi flet për Mbappen: Ai është dhe do të mbetet i Parisit

Futboll

Al-Khelaifi flet për Mbappen: Ai është dhe do të mbetet i Parisit

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:24
Mbappe

Presidenti i Paris SG-së, Naser AlKhalaifi, ka dhënë një intervistë për gazetën polake “Meczyki”, ku ndër të tjera ka prekur të ardhmen e Kilië Mbapesë. A

i ka përjashtuar mundësinë e largimit të kapitenit, duke i përçuar një mesazh të qartë Realit të Madridit.

“Mbape është një lojtar i Paris SG-së. Ai e do këtë klub dhe ai është një lojtar fantastik.

Mbape është më i miri në botë. Ne jemi të lumtur që kemi Mbapenë… dhe do ta kemi gjatë atë”, deklaroi numri një i klubit francez.

Ndër të tjera, në gazetën në fjalë, shefi i PSG-së ka bërë me dije se dikur ai është përpjekur të firmosë dhe me Robert Levandovskin, që aktualisht militon në kampionatin spanjoll me Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat