Durrës, bëhet hapja e edicionit të 38-të të Kupës Evropiane të Shahut

Futboll

Durrës, bëhet hapja e edicionit të 38-të të Kupës Evropiane të Shahut

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:25
Pamje nga hapja

Durrës, bëhet hapja e edicionit të 38-të të Kupës Evropiane të Shahut!

Organizuar nga Federata Shqiptare e Shahut dhe Unioni Evropian i Shahut, në Durrës është bërë hapja solemne e Kupës së 38-të Evropiane të Shahut për klube "Durrësi 2023".

Në këtë garë, pjesëmarrës janë 110 ekipe, nga 34 federata të Evropës.

Fillimisht para të pranishmëve foli Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Unionit Evropian të Shahut, Erald Dervishi, pastaj  Presidenti i  Nderit i Federatës Shqiptare të Shahut, Eduard Shalsi, Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli dhe  Presidenti i Unionit Evropian të Shahut, Zurab Azmaparaishvili, i cili edhe zyrtarisht e bëri hapjen solemne të kësaj gare evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat