Pirlo pranë shkarkimit

Futboll

Pirlo pranë shkarkimit

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 08:56
Pirlo

Andrea Pirlo është në rrezik serioz të shkarkimit pasi Sampdoria pësoi një tjetër humbje në shtëpi, e cila i la në vendin e parafundit në Serie B.

“Blucerchiati” synonin të ishin në garë për t'u ngjitur në Serie A pas rënies së tyre nga kjo kategori sezonin e kaluar, madje kaluan edhe në pronësinë e ish-patronit të Leeds United, Andrea Radrizzani.

Drejtimi i skuadrës i është besuar ish- trajnerit të Juventusit dhe Fatih Karagumruk, Pirlo, por sezoni ka nisur jashtëzakonisht dobët.

Tifozët filluan të protestojnë gjatë humbjes 2-1 në shtëpi ndaj Catanzaro, e cila i la ata në pozicionin e parafundit me vetëm tre pikë nga tetë ndeshje.

Sipas “Calciomercato” drejtuesit e klubit duket se do të mbajë besimin te Pirlo të paktën deri në ndeshjen e ardhshme kundër Ascolit, duke pritur për të marrë një vendim gjatë pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat