​Kjo është gjendja e Lewandowskit pas lëndimit ndaj Portos

Futboll

​Kjo është gjendja e Lewandowskit pas lëndimit ndaj Portos

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 08:57
Lewandowski

Fitorja e Barcelonës ndaj Portos ishte larg nga një klasike, por të dyja palët luftuan për tri pikët, të cilat përfundimisht shkuan drejt kampionëve në fuqi të La Ligës. Megjithatë, ishte larg nga një mbrëmje perfekte për skuadrën e Xavi Hernandez.

Gavi u përjashtua në minutat e fundit për një karton të dytë të verdhë, por ndoshta më shqetësues ishte Robert Lewandowski i cili u detyrua të largohej në pjesën e parë pasi pësoi një goditje në kyçin e këmbës.

Pas ndeshjes, Lewandowski u pa duke çaluar në Estadio Do Dragao, megjithëse nuk kishte paterica, gjë që ishte një shenjë pozitive për tifozët e Barcelonës.

Raporte të shumta kanë konfirmuar që se polaki mund të jetë në garë për t'u përballur me Granadën të dielën, pavarësisht dëmtimit, gjë që tregon se nuk është tepër serioz.

Lewandowski ka qenë një lojtar tejet i rëndësishëm i Barcelonës që kur u erdhi nga Bayern Munich në verën e vitit 2022, kështu që do të jetë një lehtësim i madh që dëmtimi i tij nuk është aq i keq sa mendohej fillimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat