Erdon Daci - kreator i fitores së Westerlos

Futboll

Erdon Daci - kreator i fitores së Westerlos

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2023 Në ora: 21:00
Erdon Daci

Futbollisti Erdon Daci ka shënuar golin e parë në kampionatin belg për t'i dhënë fitoren skuadrës së tij Westerlo në ndeshjen kundër Kortrijk-ut në derbin e skuadrave të fundit të tabelës. 

Daci ka shënuar gol në minutën e 35-të të takimit.

Ai u paraqit titullar për herë të parë këtë sezon, pasi mungoi sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi të rëndë. 

Edhe në këtë kampionat pati një pushim prej gjashtë ndeshjesh për shkak të lëndimit, por u rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme.

Daci ka luajtur 69 minuta. 

Pas javës së 10-të Westerlos renditet në vend të 17-të me 6 pikë e Kortrijk në fund me 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat