Më këto formacione pritet të luhet përballja Arsenal-Manchester City

Futboll

Më këto formacione pritet të luhet përballja Arsenal-Manchester City

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Dy skuadrat që në sezonin e kaluar të Premier Ligës angleze luftuan kokë për kokë për titullin kampion, Arsenali dhe Manchester City do të ballafaqohen sot në derbin e parë të këtij edicioni.

Një pikë është diferenca mes tyre në të mirë të skuadrës së Pep Guardiolas, derisa ndajnë pozitat dy dhe tre nga nga 18 përkatësisht 17 pikë.

Manchester City pësoi humbje xhiron e fundit nga Wolves me rezultat 2-1, ndërsa Arsenali triumfoi kundër Bournemouthit me rezultat të thëllë 4-0.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30 në stadiumin “Emirates” dhe këto janë formacionet e mundshme:

Arsenal Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Partey, Rice, Odegaard; Trossard, Jesus, Nelson

Manchester City: Ederson; Walker, Akanji, Dias, Gvardiol; Nunes, Kovacic; Doku, Alvarez, Foden; Haaland

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat