Maguire flet për bisedën me legjendën Bechkam

Futboll

Maguire flet për bisedën me legjendën Bechkam

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 14:28
Maguire

Qendërmbrojtësi anglez, Harry Maguire, zbuloi se David Beckham ishte solidarizuar me të pas autogolit që shënoi në një ndeshje miqësore me Skocinë, në Glasgow, në shtator, e cila përfundoi me fitoren 3-1 të Anglisë.

Në atë takim, çdo prekje e topit nga Maguire shoqërohej nga vërshëllimat e tifozëve. Maguire nuk e ka pasur të lehtë te Manchester United dhe nuk i ka justifikuar milionat që “Djajtë e Kuq” shpenzuan për të.

“Kam folur me Davidin rreth tri javë më parë, pas ndeshjes me Skocinë. Më telefonoi, ishte një gjest shumë i mirë nga ana e tij, më pëlqeu shumë”, tha ai në një konferencë për shtypin.

“Ishte e rëndësishme. Gjatë gjithë karrierës sime kam thënë gjithmonë se David Beckham ishte dikush që e admiroja që kur isha fëmijë.

Të më telefonosh thjesht tregon se sa me klas është dikush. Ishte emocionuese.

Nuk dua të them shumë për bisedën, por ai më kujtoi gjithçka që kam arritur në karrierën time, momentet e shkëlqyera që kam pasur, si kapiteni i klubit më të madh në botë, tha qendërmbrojtësi 30-vjeçar.

“Kur jemi në momente të vështira, duhet të mendojmë për përvojat dhe kujtimet e kaluara. Në futboll ka ulje-ngritje si në të gjitha profesionet”, shtoi Maguire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat