Rrrëfimi i Bogdanit: Presidenti më pyeste për ndeshjen, unë pashë Rui Kostën dhe Batistutën dhe habitesha me veten

Futboll

Rrrëfimi i Bogdanit: Presidenti më pyeste për ndeshjen, unë pashë Rui Kostën dhe Batistutën dhe habitesha me veten

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:14
Erjon Bogdani

Erjon Bogdani ishte i ftuari i radhës në bashkëbisedimin me Skënder Gegën në “Soccer Talk Podcast”. Ish-sulmuesi shqiptar ka treguar rrugëtimin e tij të gjatë dhe të suksesshëm në Serinë A.

Rekordmeni i golave të Kombëtares rrëfeu momentin kur firmosi për herë të parë me Rexhinën, duke u bërë i pari lojtar i ekipit kombëtar që luante në Serinë A. Bogdani ka treguar momentin kur ka qenë pranë presidentit të Fiorentinës dhe atij të Rexhinës në tribunë duke ndjekur ndeshjen dhe ndjente çudinë se si mund të luante edhe ai përballë lojtarëve si Rui Kosta, Batistuta, apo Toldo.

“Kam shkuar direkt në Serinë A, te Rexhina. Ka qenë dita e fundit e merkatos për transferimin e futbollistëve.

Kur firmosa te ekipi i Rexhinës u ndjeva shumë mirë. Megjithatë, vetë brenda vetes kisha frikë, sepse shikonim Serinë A dhe nuk e mendoja asnjëherë veten time të luaja në Serinë A me atë nivel lojtarësh që luanin aty.

Firmosa kontratën në Milano. Ishte presidenti dhe drejtori sportiv i Rexhinës.

Të nesërmen, u nisa nga Milano në Firence, sepse Rexhina luante me Fiorentinën. U ula në tribunë ngjitur me presidentin, drejtorin sportiv dhe presidentin e Fiorentinës. Shikoja Fiorentinën që në fushë kishte Rui Kostën, Batistutën, Toldon. Duke parë ndeshjen, më bënin pyetje:

“Hë, si të duket ndeshja”? Unë nuk i dëgjoja fare pyetjet, por thoja: ‘Unë, kam mundësinë të luaj te këto skaudra’?!”, ka treguar Erjon Bogdani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat