Boatengu: Nga 100 gjuatje, bënte 98 gola!

Futboll

Boatengu: Nga 100 gjuatje, bënte 98 gola!

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 16:43
Boateng, Messi e Pique

Kevin-Prince Boateng kontribuon me rrëfenjat e tij për ta bërë edhe më të qartë madhështinë e Lionel Messit.

Në fakt, në podkastin e Rio Ferdinandit, ish-lojtari i Barcelonës foli për një seancë stërvitore gjatë së cilës “Pleshti ishte fenomen dhe “poshtëroi” Ter Stegenin në një sfidë gjuajtjeje: “Leo nuk bën kurrë gabime, seriozisht e kam. Ai nuk bën gabime”.

Më pas Boateng hyn në detaje:

“Ne po praktikonim gjuajtje nga jashtë zonës dhe nga 100 gjuajtje ai shënoi 98 gola.

Unë menjëherë thashë se diçka e tillë nuk ishte normale dhe në gjermanisht i thashë Ter Stegenit: “Hajde robo, ndaloje!”.

Por ai tha se nuk mundte dhe Messi goditi në çdo kënd. Kur nuk shënoi, menduam se ishte i sëmurë, se kishte ethe. Gjuajtjet që nuk u futën ishin sepse Ter Stegen bëri një pritje të jashtëzakonshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat