Liverpool interesohet për Leroy Sane

Futboll

Liverpool interesohet për Leroy Sane

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:57
Leroy Sane

Klubi anglez e sheh si zëvendëzuesen e Salah, por Bayern ofron rinovimin

Liverpool ka shkruar emrin e Leroy Sané në listën e dëshirave për merkaton e verës së ardhshme.

Trajneri Jurgen Klopp sheh te lojtari i Bajernit zëvendësuesin ideal për Mohamed Salah, në rast se ky i fundit vendos të largohet nga Anfield Road. Salah pati oferta nga Arabia Saudite në verën e kaluar por Klopp vuri veton, duke e cilësuar si tepër të rëndësishëm egjiptianin për ta lejuar të largohej.

Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë për shkak të ofertave marramendëse nga Arabia dhe klubi anglez mendon që tani për zëvendësuesin.

Por, nuk do të jetë aspak e lehtë të bindë Bajern dhe Sané.

Ky i fundit po përjeton periudhën më të mirë që pas rikthimit në Gjermani nga City dhe klubi dëshiron të hapë bisedat për rinovimin e kontratës që skadon më 2025.

Lojtari ndihet mirë në Munih, brenda e jashtë fushe dhe aktualisht ka Bajernin si prioritet, pavarësisht interesimit nga Anglia apo Spanja, ku është përfolur disa herë si objektiv i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat