​“Dua minuta”, ylli i Cityt i pakënaqur me trajtimin në klub

Futboll

​“Dua minuta”, ylli i Cityt i pakënaqur me trajtimin në klub

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 10:21
​“Dua minuta”, ylli i Cityt i pakënaqur me trajtimin në klub

Kalvin Phillips si duket ka sugjeruar që ai mund të largohet nga Manchester City në kërkim të një minutazhe më të mirë, pas fitores së Kombëtares së Anglisë mbrëmë ndaj Italisë.

Mesfushorit 27 vjeçar iu besua mbrëmë pozita e titullarit nga trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, në ndeshjen ndaj Italisë.

Pavarësisht se ai nuk ka minutazhë të kënaqshme te City, Southgate vazhdon ta admirojë Phillips për paraqitjet e tij.

Southgate së fundmi ka sugjeruar që do ishte më mirë sikur lojtarët do të luanin rregullisht për klubet e tyre, dhe Phillips e bëri të njëjtën gjë pas ndeshjes së mbrëmshme. Më tej, mesfushori anglez sugjeroi se ai mund të largohet në muajin janar nga City.

“E godita vetën kur e bëra atë ndërhyrje, e dija se do të ishte një karton i verdhë. Ndoshta është minutazha e paktë në nivel të klubit. Ndoshta unë isha me fat që nuk më larguan nga loja dhe unë dua që të luajë sa më shumë të jetë e mundur, por nuk e kam bërë këtë gjë për një vit e gjysmë”, tha Phillips.

“Gjithmonë mundohem të sigurohem që jam i gatshëm për çdo gjë që vjen përpara. Dua minuta, dua të shkoj në Evropian. Do të shohim se çdo të ndodh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat