Muja e ka ende “peng” golin e anuluar me Çekinë

Futboll

Muja e ka ende “peng” golin e anuluar me Çekinë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 18:24
Muja

Arbnor Mujës i ka mbetur peng goli i anuluar me Çekinë, por shpreson që ta gjejë rrugën e rrjetës në nëjrën nga dy ndeshjet e fundit kualifikuese. Ai do që të shënojë ndaj Moldavisë ose Ishujve Faroe, për të lumturuar veten dhe tifozët.

Në prononcimin e dhënë për faqen e federatës, Muja foli edhe për suksesin në miqësoren me Bullgarinë.

Trajneri e përgatiti ndeshjen që ta merrnim me shumë seriozitet Bullgarinë, sikur të ishte ndeshje kualifikuese. Rrotacioni që përdori trajneri ka qenë i duhur për disa lojtarë, që nuk luajtën ndaj Çekisë. Duke marrë minuta bëhet e mundur që ta njohim më mirë lojën e njëri-tjetrit. Mendoj se rezultati ishte fantastik dhe fituam ashtu siç e përgatitëm ndeshjen.

Ku je 2-0 dhe në minutë të 80-të, sigurisht që kërkon të shënosh përsëri pasi kundërshtarit i bie morali. Gjithsesi jemi të kënaqur edhe me 2-0, pasi Kombëtarja vazhdon të ngrihet. Shpresoj që të vazhdojmë kështu dhe të jemi shëndosh e mirë.

TIFOZËT?

Së pari dua t’i falënderoj tifozët, pasi ndonëse ishte ndeshje miqësore ata ishin të shumtë në stadium dhe na përkrahën. Edhe pse kushte e motit nuk ishin të mira, përsëri përkrahja e tifozëve ishte masive.

Premtimi

Më vjen keq që mu anulua goli me Çekinë, do Zoti që në ndeshjen e ardhshme me Moldavinë ose Ishujt Faroe ta shënoj golin e parë për Kombëtaren. Dua të shënoj që të lumturoj veten dhe tifozët”, deklaroi Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat