​Asani: 7 jetë t’i kisha, si shqiptar do t’i jetoja

Futboll

​Asani: 7 jetë t’i kisha, si shqiptar do t’i jetoja

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:34
Ilustrim

Senzacioni në radhët e Kombëtares së Shqipërisë, Jasir AAsani nuk pushon së shprehuri dashurinë e tij për fanellën kuq e zi edhe jashtë fushës.

Ai është bërë shtylla kryesore në Kombëtaren Shqiptare të futbollit nën urdhrat e trajneri brazilian Silvinjo duke dhuruar paraqitje mbresëlënëse në fushë të shoqëruara me gola spektakolar si ato ndaj Polonisë dhe Çekisë.

Reagimet e e tij në rrjetet sociale janë të shumta, derisa shfaq hapur dashurinë e madhe për vendin e tij.

Së fundi, ai ka postuar një fotografi në Facebook me një palë këpucë futbolli me ngjyrat kuq e zi dhe me mbishkrimin “7 jetë shqiptar”.

“Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi, nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t'i jetoja si shqiptar”, ka shkruar Asani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat