Derbi i 171-të në histori, pritet spektakël në duelin Partizani - Tirana në “Air Albania”

Futboll

Derbi i 171-të në histori, pritet spektakël në duelin Partizani - Tirana në “Air Albania”

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 11:52
Pamje nga një ndeshje

Pas atmosferës spektakolare që na dhuroi në ditët e fundit Kombëtarja, tahsmë është radha e një dueli që premton spektakël, derbi ndërmjet Partizanit dhe Tiranës.

Sfida e prapambetur e javës së gjashtë të kampionatit do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshja u shty për afro një muaj, pikërisht për t’u luajtur në impiantin më të madh në vend dhe për të mundësuar prezencën maksimale të mbi 20 mijë spektatorëve. Partizani në këtë ndeshje vjen me mungesa. Mba, Da Silva, Hadroj dhe Sembene nuk ia kanë dalë të rikuperohen.

Lajme të mira ka vetmë nga Grezda, i cili mund ta nisë nga minuta e parë.

Ndërkohë në krahun tjëtër Ahmataj do të ketë një skuadër të kompletuar, me Abazajn, që është dyshimi i vetëm për shkak të një problemi që ka pasur në stërvitjet e fundit. Ky do të jetë derbi i 171-të në histori dhe spektakli pritet të jetë i garantuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat