Sulmuesi i Milanit komplimenton francezët e Interit

Futboll

Sulmuesi i Milanit komplimenton francezët e Interit

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 18:49
Zhiru

Me rikthimin në Milano, Olivie Zhiru do të jetë kundërshtari kryesor i tyre, por në kombëtaren franceze Markus Turam dhe Benzhamë Pavar gjejnë një shok “beteje” te sulmuesi kuqezi. Dyshja zikaltër janë në sezonin e tyre të parë në Serinë A dhe elozhet për përshtatjen nuk kanë munguar nga Zhiru, që si një specialist i rolit ka analizuar Markus Turamin.

“Markus po rritet vazhdimisht. Ai është ende një lojtar i ri në një fazë ngjitjeje.

Mbërriti në një klub të madh dhe dëshmoi menjëherë se ishte i çmuar për Interin, me aftësinë e tij për të shënuar dhe për të dhënë asiste. Sistemi me dy sulmues me Lautaron i përshtatet profilit të tij shumë mirë.

Plotësimi që i bëjnë njëritjetrit në fushë dhe bashkëpunimi është i dukshëm. Dhe Markusit i pëlqen kjo skemë. E di mirë se duhet të ketë një lojtar tjetër në krah për të shprehur më të mirën e potencialit të tij.

Markus do të jetë një burim shumë i mirë për kombëtaren, pasi është i gjithanshëm, kërkues me veten dhe e di se çfarë duhet të bëjë për të qëndruar në nivelin më të lartë”, është shprehur Zhiru. Një koment numri 9 i Milanit e rezervoi edhe për Pavarin që u shfaq në versionin sulmues me dopietën ndaj Skocisë.

“Pavar shënoi gola të bukur, por askënd nga ne nuk e habit performanca e tij. E kemi parë me Interin, luan shumë mirë dhe është përshtatur siç duhet në qendër të mbrojtjes. Mendoj se kjo është e mrekullueshme edhe për skuadrën kombëtare, pasi ngre nivelin e të gjithëve”, ka përfunduar 37-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat