Yigit flet për humbjen nga Ballkani, tregon se çka nuk funksionoi te Liria

Futboll

Yigit flet për humbjen nga Ballkani, tregon se çka nuk funksionoi te Liria

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 18:42
Yigit

Liria pësoi disfatë 4:1 nga Ballkani në Suharekë të premten gjatë ditës.

Trajneri i prizrenasve, Nedim Yigit, tha pas ndeshjes se në pjesën e parë skuadra luajti shumë mirë, por jo edhe në të dytën.

“Ballkanit dhe trajnerit Ilir Daja i uroj suksese. Kam besimin e plotë se Superligën e Kosovës do ta përfaqësojnë mirë.

Po mundohemi të përmirësohemi në aspektin taktik.

Duhet të shfrytëzojmë më shumë, jo vetëm 45 minuta”.

“Nuk kemi mundësi të bëjmë shumë ndryshime në formacion. Ballkani është më i fortë se ne në këtë aspekt.

Sot kemi çfarë të marrim me vete, dhe kemi çfarë të lëmë. Disiplinën e lojës nga pjesa e parë do ta marrim, kurse do t’i lëmë gabimet e pjesës së dytë.

Nuk do të dorëzohemi as unë, as lojtarët dhe as kryesia. Do të bëjmë gjithçka”, tha Yigit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat