Torino-Inter, formacionet zyrtare

Futboll

Torino-Inter, formacionet zyrtare

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Olimpico di Torino” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Torinos dhe Interit, e vlefshme kjo për xhiron e nëntë të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Torino u mposht 2:0 nga Juventusi, kurse Interi barazoi 2:2 me Bolognan.

Momentalisht, Interi zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 19 pikëve, krahas Torinos që renditet në vendin e 14 me nëntë pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Torinon nuk do të paraqiten Buongiorno, Djidji, Soppy dhe Zapata, kurse te Interi mungojnë Arnautovic dhe Cuadrado.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Torino (3-4-2-1): Milinkovic-Savic; Rodriguez, Schuurs, Tameze; Lazaro, Linetty, Ricci, Bellanova; Vlasic, Seck; Pellegri

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Acerbi; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Martinez 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat