Donnarumma: I detyrohem për gjithçka Milanit

Futboll

Donnarumma: I detyrohem për gjithçka Milanit

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 17:06
Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma përgatitet për një nga ndeshjet më të veçanta në karrierë duke qenë se me Paris Saint-Germain do të sfidojë Milanin, klubin që e rriti dhe e promovoi në elitë.

Portieri në konferencë për shtyp, theksoi se i detyrohet për gjithçka kuqezinjve mirëpo shtoi se emocionet do të duhet t’i lërë për jashtë fushe.

“Për mua është një ndeshje shumë emocionuese, ritakohem për Milanin që për mua është shumë i veçantë.

Por, këto emocione jam i detyruar t’i lej jashtë fushës së lojës dhe të mendoj vetëm për atë që ndodh brenda 90 minutëshit.

Te Parisi ndjehem shumë mirë, ashtu si edhe familja ime. Jemi një familje e madhe te PSG, ashtu siç ishte edhe te Milan.

Kam kaluar tetë vite me kuqezinjtë, klubi më ka dhënë gjithçka dhe do t’i jem përgjithmonë falenderues. Ndjehem mirë te PSG, kam gjetur një ambient të jashtëzakonshme nga dita e parë. Tifozët më pritën shumë mirë dhe do të jem gjithmonë gati për të dhënë maksimumin me PSG”, u shpreh Donnarumma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat