A do të rikthehet Ramos në Kombëtaren e Spanjës?

Futboll

A do të rikthehet Ramos në Kombëtaren e Spanjës?

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 13:35
Ramos

Mbrojtësi i Sevillas Ramos është në bisedime për një rikthim te Kombëtarja e Spanjës.

Sipas “OK Diario”, veterani i Sevillas, do të takohet me përzgjedhësin e Spanjës Luis de la Fuenten ku do të diskutohet mundësia e kthimit tek “Furia e Kuqe”.

Mediumi spanjoll raporton se La Fuenten ia ka lënë “derën hapur” mbrojtësit me eksperiencë.

“Sergio Ramos dhe Luis de la Fuente do të takohen në javët e ardhshme”, raporton gazetari Edouardo Inda.

Kujtojmë, paraqitja e fundit e Ramosit në fanellën e Spanjës ishte kundër Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat