Shkëndija dhe Struga eliminohen nga Kupa, Shkupi kualifikohet

Futboll

Shkëndija dhe Struga eliminohen nga Kupa, Shkupi kualifikohet

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Shkëndija  e Tetovës dhe Struga , skuadra kampione në fuqi e Maqedonisë së Veriut, eliminohen nga Kupa në raundin e 1/8-ve. Ndërkohë që Shkupi kalon në çerekfinale falë suksesit 4-0 përballë Ohrid.

Kuqezinjtë e Shkëndijës u mposhtën 3-2 në transfertë nga Rabotniçki.

Vendasit kaluan në avantazh me anë të Stojanovskit, por Shkëndija përmbysi rezultatin në pjesën e parë. Falë golave të Cakes dhe Elezit.

Gjithsesi, skuadra shqiptare nuk e menaxhoi avantazhin dhe u përmbys nga realizimet e Gandos dhe Mazarit.

Jashtë Kupës së Maqedonisë së Veriut edhe Struga, që e mbylli në barazim 0-0 derbin e Liqenit kundër Voska Sport. Skuadra nga Ohri iu fal penalltive për të vijuar rrugëtimin në fazën çerekfinale.

Feston me “poker” Shkupi. Bardhekaltrit mposhtën 4-0 Ohrid, duel ku golat e kryeqytetasve u shënuan nga Dudu, Trapanovski, Queven dhe Mladenovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat